ONLINE është themeluar në vitin 2003 në Prishtinë, Republika e Kosovës dhe vazhdimisht ofron solucione harduerike dhe softuerike të kualitet të lartë, që zhvillen me ndihmën e teknologjive të sofistikuara dhe që funksionojnë në platforma të ndryshme.

Baza e përdoruesve tanë e kalon numrin prej njëqind kompanive, duke nisur prej bizneseve të vogla, e deri te ato të mëdha, si dhe institucione qeveritare. Kompania posedon njohuri të thella dhe përvojë në sigurimin e shërbimeve softuerike në sektorin financiar, në biznesin sigurues, në gjyqësi, veterinari, inxhinieri, ndërtimtari, etj.

Vlerat kryesore të ONLINE

Cilësia e produkteve dhe shërbimeve tona

Ne synojmë drejt prodhimit të solucioneve me kualitet të lartë, që do të jenë në dispozicion çdo kund në industri.

Kënaqësia e përdoruesit

Klientët tanë janë pika e fokusuar e zhvillimit të solucioneve tona. Kjo është e nevojshme që përdorimi i solucioneve tona të maksimizohet. Komunikimi i shkëlqyeshëm është i nevojshëm për suksesin në orvatjen drejt zhvillimit të solucioneve. Synojmë që të ndërtojmë raporte të ngushta pune me klientët tanë para zhvillimit, gjatë zhvillimit dhe pas zhvillimit të solucioneve.

Përmirësim i vazhdueshëm

Industria e TIK është përplot teknologji. Një numër i madh i teknologjive individuale janë të gjëra në rreth dhe të pasura në karakteristika. Më rëndësi esenciale është që këto teknologji vazhdimisht të studiohen, çdo herë duke synuar drejt shkathtësive të përsosura në ato sfera. Po ashtu, është e nevojshme që paralelisht të përcillen idetë, mjetet dhe teknikat e reja. Ne në ONLINE e njohim këtë dhe vazhdimisht punojmë në zgjerimin dhe thellimin e diturive dhe shkathtësive tona në aspekt të zhvillimit të solucioneve.