Mirëmbajtje dhe mbështetje

Kompanitë softuerike vazhdimisht ballafaqohen me sfida në aspekt të mbështetjes dhe mirëmbajtjes së prodhimeve të tyre softuerike gjatë tërë ciklit jetësor të prodhimit duke filluar që nga starti e deri në fund. Me qëllim të sigurimit të mbështetjes së klientëve aktual, ne shpeshherë medoemos t’i zgjerojmë resurset tona inxhinierike nga zhvillimi i produkteve në ofrimin e mbështetjes së klientëve aktual dhe mirëmbajtjen e versioneve aktuale softuerike.

Online ju siguron klientëve të vet përkrahje softuerike të sigurt dhe me kualitetet të lartë, si dhe mirëmbajtjen e tyre. Ekipi ynë për mbështetje është një miks i specialistëve nga sferat e ndryshme dhe të teknologëve të cilët janë të gatshëm në çdo kohë dhe në çdo vend ta ofrojnë mbështetjen e nevojshme të klientëve tanë.

Shërbimet e përkrahjes dhe mirëmbajtjes të cilat i ofron Online përbëhen nga:

  • 24×7 Nivel 1 Përkrahje - Përfshinë përkrahje përmes telefonit, helpdesk dhe përkrahje përmes e-mail;
  • Përmirësim të gabimeve - Zbulim dhe përmirësim të gabimeve të pavërejtura me mirëmbajtje të vazhdueshme;
  • Peç (Patch), menaxhim me versionet (Release Management) dhe zhvendosje të lokacionit tek klienti - Menaxhim me versionet e ndryshme, peç, hartim të pakove shërbyese, testimin e tyre në IT rrethanat e simuluara, lëshimi i tyre tek klientët dhe ndihma gjatë zhvendosjes tek instalimet përdoruese;
  • Niveli 2 dhe Niveli 3 Mbështetje - Mbështetje Reaktive dhe Proaktive atje ku ekipi i Online i monitoron instalimet përdoruese, nga larg dhe mbështetje aty për aty tek përdoruesi

Përkrahja softuerike dhe mirëmbajtja zakonisht bëhen në bazë afatgjate ku Online e merr tërë përgjegjësinë në të kuptuarit e kërkesave për përkrahje dhe stërvitje përkatëse të inxhinierëve për mbështetje.



f